Cili është sekreti i martesës 18 vjeçare të Michael Douglas?

Prishtinë | 07 Jan 2019 | 18:20 | Nga Ekonomia Online

Michael Douglas ka treguar se cilat janë sekretet e martesës së tij 18 vjeçare me Catherine Zeta-Jones.

Aktori 74 vjeçar që ka fituar edhe çmimin Golden Globe si “aktori më i ri në seritë televizive, komedi ose mjuzikëll” për rolin e tij në The Kominsky Method në Golden Globes 2019 që është mbajtur të dielën – kishte vetëm dashuri për bashkëshorten e tij, 49 vjeçaren Zeta-Jones.

“Ne kemi festuar përvjetorin e 18-të të martesës tonë, së fundmi. Pavarësisht faktit se dashuria jonë vazhdon vetëm të rritet, mendoj se fakti që punojmë në të njëjtën industri na ndihmon ta kuptojmë se çfarë po ndodh”, tha Douglas para gazetarëve pas fitores së tij.

“Ishte një gjë e mrekullueshme për të të jetë sonte këtu dhe të ndajmë një nga ato momentet e bukura kur partneri yt e kupton krejtësisht se çfarë po ndodh. Më ra ndërmend kjo kur ajo ishte shtatzënë me vajzën tonë në Chicago dhe të gjitha momentet e mrekullueshme derisa ajo po rritej”, ka thënë tutje ai, transmeton Klan Kosova.

Aktori ka treguar po ashtu edhe për fëmijët që ka me Zeta-Jones, djalin Dylan (18) dhe vajzën Carys (15).

“Lumturia e martesës më Catherine dhe fakti se kishim fëmijët tanë në një pikë në jetën tonë kur karriera ime nuk ishte në pikën më të mirë, më ka lejuar ta shijoj më shumë kohën me familjen time”.

“Fakti se të gjithë ata duan të bëhen aktorë – dhe të gjithë janë aktorë të mirë – e bën atmosferën ne familjen tonë shumë të mirë. Ata e kuptojnë gjithë sistemin dhe ‘rregullat”.

Të ngjashme