Çiljeta ofendon keq gazetaret dhe ikën nga emisioni

Prishtinë | 03 Mar 2017 | 22:44 | Nga

Një incident ka ndodhur gjatë xhirimeve të emisionit “Thumb”, që transmetohet në Top Channel.

Çiljeta Xhilaga ka qenë e ftuar në emision, ndërsa insistimi i gazetareve mbi një pyetje “të nxehtë” duket se e ka bërë atë të shpërthejë ndaj tyre.

“Qenkeni budallaçka ju mi, ik mi se ika fare. Legenet e dreqit”, dëgjohet Çiljeta teksa nervozohet ndaj gazetareve dhe ikën nga emisioni, siç duket në videon e mëposhtme publikuar nga Prive.al, ndërsa nuk dihet se cila është pyetja që e bëri Çilin të braktisë emisionin.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme