Çiljeta shfaqet për herë të parë pas zmadhimit të mjekrës

Prishtinë | 07 Qer 2018 | 15:05 | Nga

Çiljeta Xhilaga konsiderohet si një ndër femrat më seksi shqiptare në estradën tonë muzikore.

Këngëtarja ka kohë që nuk ka sjell ndonjë këngë të re, por vazhdon të mbetet në qendër të vëmendjes së rubrikave rozë.

Ajo javën e kaluar përmes një videoje të publikuar në llogarinë personale në Instagram tregoi se ka filluar procesin e zgjerimit të mjekrës.

View this post on Instagram

Të gjithë do të pyesni përse vazhdoj të bëj trajtime estetike kur nuk më nevojiten ? Ne fakt gjithmon e kam pasur kompleks me veten time mjekren e vogel ?edhe pse miqt apo njerzit e dashur me thonin "je super"ca mjekre thua mos e bej,un gjithmon sa her dilja perpara pasqyres i thoja vetes ahhhh te kisha ta beja kte mjekren icik ??mirepo kur mendoja sa e frikshme dhe e veshtire eshte operacioni ne kocke hiqja dor gjithmon nga fiksimi im.Mirepo gjithmon kërkoja perfeksionin për shëndetin dhe pamjen e jashtme ndaj zgjodha trendin me te fundit sot per sot ne te gjithe boten pa nderhyrje kirurgjikale??dhe jam shum e lumtur sepse ndihem shum mir me veten time sepse ne fund te fundit ajo esht gjeja me kryesore te ndihemi mire me veten ton ? Këtë herë zgjodha më të mirët në Shqipëri – La Clinique de Paris Tirana. @la_clinique_de_paris_tirana E para klinikë mjeksore anti aging e bazuar në terapinë e qelizave staminale. Jo vetëm Kim Kardashian ka mjekun e saj anti aging, unë në Shqipëri kam zgjedhur ti besoj Dr.Sava Knezevich @dr_savaa në La Clinique de Paris Tirana 🙂

A post shared by Ciljeta Xhilaga (@ciljetaxhilaga) on

Edhe pse shumë mund të mendojnë që këngëtarja nuk kishte nevojë për diçka të tillë, ajo ka rrëfyer se e kishte kompleks mjekrën e saj të vogël.

Bukuroshja tashmë është shfaqur për herë të parë pas ndërhyrjes dhe mund të themi që dukej perfekte.

Biondina ka qenë e pranishme në “Miss Univers Albania” mbrëmjen e djeshme dhe shkëlqente e veshur me një fustan të zi, tyl me pupla.

Ndryshe, Çili është duke punuar në projekte të reja muzikore që do t’i sjell gjatë muajve në vijim.

View this post on Instagram

@sagerimakeup flm dashuri ?

A post shared by Ciljeta Xhilaga (@ciljetaxhilaga) on

View this post on Instagram

@sagerimakeup ??❤️ #missuniversalbania

A post shared by Ciljeta Xhilaga (@ciljetaxhilaga) on

Të ngjashme