Çinar viziton Kosovën, pritet nga ministri i Kulturës

Prishtinë | 25 Sht 2019 | 08:53 | Nga Ekonomia Online

Aktori i njohur i kinematografisë turke, Turgut Tolgahan Sayışman, sot pritet të vizitojë Kosovën.

Tolgahan u bë i njohur për publikun  kosovarë me rolin e tij, Çinar Ilgaz në serialin Lale Devri.

Kujtim Gashi, Ministri në detyrë i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, sot do të pret në kabinetin e tij një delegacion turk të kryesuar nga aktori Sayisman.

Ky takim pritet të ndodh rreth orës 11:00.

Sayışman është i martuar me modelen e Shqipërisë, Almeda Abazi, dhe janë prindër të një djali, Efehan Sayışman.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme