Conor McGregor përgjigjet pas arrestimit për pretendimin e një sulmi seksual në Corsica

Prishtinë | 12 Sht 2020 | 18:49 | Nga Ekonomia Online

Conor McGregor ka refuzuar të gjitha akuzat për një sulm seksual në Corsica.

Sportisti i cili ishte pjesë në UFC, sipas Mirror është arrestuar në një lokal pasi pretendohej për një sulm seksual.

Për një gjë të tillë është përgjigjur përfaqësuesi i tij, ndërsa ka thënë se ai është intervistuar e më pas është liruar.

Një deklaratë nga prokurori thuhej: “Pas një ankese të depozituar me 10 shtator duke denoncuar akte që mund të përshkruhen si përpjekje për sulm seksual, Conor Anthony Mac Gregor ishte subjekt i një seance dëgjimore nga policia.”

Ai më parë gjatë muajit kishte bërë të ditur se është fejuar me Dee Delvin, ndërsa tani po përballet me akuza seksuale.

Gregor për disa javë me radhë ka qenë duke qëndruar në një jaht luksoz në Corsica, së bashku me familjarët e tij. 

Të ngjashme