Coppola: Scorsese ishte shumë i butë, filmat e Marvel janë të neveritshëm

Prishtinë | 22 Tet 2019 | 19:05 | Nga Ekonomia Online

Filmbërësi legjendar, Francis Ford Coppola, ka vendosur të përfshihet në listën e atrye që i kanë kritikuar filmat e Marvel.

Javë më parë, regjisori Martin Scorsese deklaroi se filmat me superheronj “nuk janë filma të vërtet”, derisa autori i filmave “Godfather” i ka quajtur të neveritshëm filmat e Marvel.

Gjatë një prononcimi të shkurtë për gazetarët në Lyon të Francës, Coppola është pyetur edhe në lidhje me projektet e Marvel.

“Kur Scorsese deklaroi se filmat e Marvel nuk janë filma të vërtetë kishte të drejtë, sepse nga filmat e vërtetë mund të mësojmë diçka, të përfitojmë, mund të na ndriçojnë dhe të na japin njohuri dhe frymëzim”, është shprehur 80-vjeçari.

Regjisori, producenti dhe skenaristi, ka thënë se nuk e ka të qartë se çfarë përfitojnë njerëzit nga filmat e tillë, transmeton telegraf. “Scorsese ishte shumë i butë në deklaratën e tij. Sipas meje, filmat e këtillë janë të neveritshëm”, ka shtuar Coppola.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme