Coronavirusi ia prishi planet, por Capital T thotë se nuk është dorëzuar dhe është gati të bëjë bujë këtë vit

Prishtinë | 04 Qer 2020 | 20:06 | Nga Ekonomia Online

Reperi i njohur Capital T kishte paraparë të realizonte disa plane gjatë gjashtë mujorit të parë të vitit 2020.

Mirëpo pandemia globale duket se e ka stagnuar atë, ashtu si shumë kolegë të tij të estradës, ndonëse projektet muzikore nga Capital T nuk kanë munguar.

Sidoqoftë përmes një postimi të fundit në rrjetin social Instagram, Kapo ka shfaqur dy fotografi, në njërën prej tyre ku shihet mendueshëm dhe një tjetër duke ngritur dy gishtat e mesit para kamerës.

Në mbishkrimin e imazhit, reperi shkruan se këto dy fotografi tregojnë mënyrën se si ai kishte planifikuar gjërat dhe rezultatin që mori nga 2020-ta.

“A ju janë prishur planet tuaja këtë vit, të miat gjithashtu. Por, besoj se bëra disa gjëra më të mira dhe jam gati ta ‘shkatërroj’ vitin 2020”, ka shkruar Capital T në InstaStory.

Ky paralajmërim i tij vjen vetëm pak kohë pasi ai publikoi këngën e tij më të re “Flawless”, e cila u prit mirë nga fansat. /Telegrafi/

Të ngjashme