Ç’po ndodh, Arjan Konomi zbulon pamjet e Ledjanës ulur në prehrin e Mevlanit

Prishtinë | 14 Maj 2021 | 09:50 | Nga Ekonomia Online

Ndonëse nuk është më pjesë e “Përputhen”, Ledjana dhe Mevlani po e vazhdojnë jashtë njohjen e tyre.

Së fundmi, Arjan Konomi ka publikuar në Instastory një video ku shfaqet pranë dyshes.

“Gjatë gjithë kësaj kohe, në 9 muaj në “Përputhen”, shumë njerëz më kanë plasur shpirtin, ama për dy veta më ka plasur edhe zemra.

Do thoni ju kush janë këta? Ja i kam këtu pranë”, është shprehur opinionisti në video, ku Ledjana dhe Mevlani shumë të afërt me njëri-tjetrin.Edhe pse u largua se nuk deshi një takim romantik, Ledjana nuk ngurron te pozojë mbi prehrin e Mevlos në postimet e Arjanit.

Të ngjashme