Cristiano Ronaldo, sërish baba

Prishtinë | 12 Nën 2017 | 23:40 | Nga

Cristiano Ronaldo është bërë baba për herë të katërt pasi e dashura e tij Georgina Rodriguez lindi këtë të diel.

Ata janë bërë me vajzë, të cilën e kanë quajtur Alana Martina. Lajmin e gëzueshëm Cristiano e dha nëpërmjet Instagram, ku ka ndarë një foto me pjesëtaren më të re të familjes dhe djalin më të madh, Cristiano Jr.

“Alana Martina sapo erdhi në jetë. Si Alana, ashtu edhe Geo janë shumë mirë. Jemi të gjithë shumë të lumtur”, shkruan ai në postimin e tij.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme