Cristiano Ronaldo sërish e nxjerr në shitje vilën në Mançester

Prishtinë | 21 Dhj 2018 | 11:47 | Nga Ekonomia Online

Cristiano Ronaldo është një ndër sportistët me më së shumti fitime në botë.

Portugezi ka vendosur që ta shtoj pasurinë duke shitur vilën që e ka në qytetin e Mançesterit të Anglisë.

Ai këtë ‘fole’ e kishte blerë gjatë kohës sa ishte lojtar i skuadrës së Manchester United, pra në vitin 2006.

Kjo pronë ka katër dhoma gjumi, një pishinë, një vaskë me hidromasazh, palestër, kinema dhe sallë lojërash.

Në disa raste ai ka publikuar në rrjetet sociale edhe fotografi prej saj ku ndodhej me të fejuarën Georgina dhe fëmijët.

Kjo nuk është hera e parë që mundohet të shesë vilën pasi në disa raste ka dështuar gjersa në fund e kishte dhënë me qira 7500 euro në muaj.

Ndryshe, futbollistin pritet ta shohim gjatë fundjavës kur Juventusi takohet me Romën.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme