Dafina “i hakmerret” Tunës

Prishtinë | 20 Gus 2016 | 15:34 | Nga

Ato të dyja dikur ishin mike, madje edhe bashkëpunonin siç është ai me 2PO2 në këngën “Vibe”, por shumë shpejt u kthyen në rivale.

Edhe pse ende nuk dihet arsyeja e saktë pse marrëdhënia mes Dafina Zeqirit dhe Tunës u ftoh, flitej se “molla e sherrit” mes dy këngëtareve ishte reperi Ledri Vula.

Kjo sepse ky i fundit kishte pasur lidhje më parë edhe me Tunën. Edhe pse koha kaloi, nuk arriti t’i pajtojë dy këngëtaret madje jo më larg se mbrëmë pamë që mes tyre ka ende tension.

Pasi Cozman u nda nga Tuna, Dafina i bën ‘follow’ reperit në Instagram, madje i pëlqen edhe fotot.

Telegrafi nga ana tjetër mëson se dyshja komunikojnë dhe kanë raport të mirë me njëri-tjetrin.

Nuk dihet nëse tendenca e Dafinës është hakmarrja, por Tunës kjo aspak nuk do t’i pëlqejë.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme