Dafina publikon një fragment të këngës së re

Prishtinë | 19 Maj 2021 | 20:47 | Nga Ekonomia Online

Dafina Zeqiri ka kohë që e ka paralajmëruar projektin e ri muzikor, të cilin do ta sjellë të kompletuar edhe nga ana vizuale.

Kënga e re do të titullohet “Japa” dhe në fakt është vazhdim i hitit të saj, “Vuj vuj vuj”.

E pëlqyer për interpretimet e veçanta dhe shfaqjet atraktive në videoklipit muzikore, fansat mezi po e presin projektin e ri.

Artistja, e cila pëlqehet mjaft shumë për vokalin e veçantë, ka njoftuar se së shpejti do të sjellë projektin e ri.

Edhe kjo këngë është pjesë e albumit të titulluar “Dafinë moj”, derisa Dafina ka bërë të ditur se videoja muzikore do të lansohet të enjten.

Njëherësh, në një postim në Instagram, ajo e ka shpërndarë edhe një fragment të shkurtër nga klipi i ri.

Në linkun më poshtë:

https://www.instagram.com/p/CPDrCtVhVhR/?utm_source=ig_embed&ig_rid=54e6456c-1b29-443e-87f5-117c51142454

Të ngjashme