Dafina publikon një pjesë të këngës që synon tregun ndërkombëtar (Video)

Prishtinë | 07 Mar 2017 | 08:59 | Nga

Dafina Zeqiri publikon një pjesë të këngës “Four Seasons”.

Dje u raportua se këngëtarja ka fshirë të gjitha imazhet e videot e publikuara në llogaritë personale në rrjetet sociale, i cili cilësua se mund të jetë një etapë të re.

Dafina Zeqiri ka kohë që po qëndron në SHBA ku po punon për realizimin e ëndrrës amerikane.

E si duket puna po shkon drejt finalizimit pasi që së fundi këngëtarja ka publikuar një pjesë të këngës “Four Seasons”.

“Që kur isha një vajzë e vogël ëndrra ime ishte të vi në ShBA dhe të bëhem një artist. Sot unë jam duke e realizuar singelin time të parë (For Seasons) është si një ëndërr që po realizohet. Jam përgjithmonë mirënjohëse për një ekip të mahnitshëm i cili besonte në talentin tim dhe jam shumë e ngazëllyer të paraqes para jush singelin tim të parë “Four Seasons”, ka shkruar Dafina në Instagram.

Kujtojmë se shumica e këngëve të Dafit janë bërë hite qysh nga momenti i publikimit.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme