Dafina shfaqet atraktive para mbrëmjes muzikore

Prishtinë | 30 Jan 2022 | 12:45 | Nga Ekonomia Online

Dafina Zeqiri arrin që çdo herë të marrë vëmendje me secilën paraqitje që bën.

Këngëtarja e mirënjohur po vazhdon të jetë e angazhuar me koncerte dhe mbrëmje muzikore edhe në këtë fillim të vitit.

Ndërsa, disa imazhe nga paraqitje në koncertin e mbrëmshëm (29 janar) ajo ka sjell për fansat në Instagram.

Krijuesja e hitit “Duro” u shfaq mjaft atraktive edhe në imazhet e reja, teksa shihet e veshur me një bluzë të shkurtë, në njërën anë me mëngë dhe dorëz, ndërsa në anën tjetër në formë sytjenash të kombinuar me tuta sportive ngjyrë bezhë nën të cilat i vuri në pah edhe të brendshmet.

Dukja joshëse e këngëtares u kompletua me grim të theksuar, një model të veçantë të flokëve dhe aksesor ari.

Këngëtarja e njohur u komplimentua për dukjen e saj nga ana e fansave, ndërsa mori mijëra pëlqim brenda pak minutash.

Kujtojmë që së fundmi Dafina lansoi videoklipin e këngës “Tdu-Duh” që është një bashkëpunim me partnerin e saj, DJ Geek.

Të ngjashme