Dafina Zeqiri, atraktive në paraqitjen e fundit

Prishtinë | 24 Nën 2020 | 22:03 | Nga Ekonomia Online

Dafina Zeqiri ende mbetet një nga artistet që ka eksperimentuar me zhanret muzikore.

Në pothuajse secilën prej tyre, Dafina është pëlqyer tej mase, teksa ka grumbulluar mijëra fansa.

Në një postim të fundit në rrjetin social Instagram, ajo ka ndarë disa imazhe ku është shfaqur mjaft atraktive.

E veshur me një fustan të bardhë e unik, bukuroshja brune është parë duke marrë poza tërheqëse para kamerës.

Flokët kësaj radhe i ka lënë natyrale, duke i lakuar paksa e më pas i ka lëshuar mbi supe.

Ajo çka mori vëmendje është se përkundër elegancës, Zeqiri zgjodhi të mbath një palë atlete të përditshme.

Sidoqoftë kësaj, po aludohet se artistja së shpejti do sjellë projektin e ri muzikore. 

Të ngjashme