Dafina Zeqiri e Cricket bëhen bashkë, publikojnë këngën “Një herë në jetë”

Prishtinë | 24 Mar 2020 | 16:15 | Nga Ekonomia Online

Cricket ka bashkëpunuar me Dafina Zeqirin për të sjellë këngën ‘Një herë në jetë’.

Producenti i njohur Cricket, ka bashkëpunuar me këngëtaren e hiteve, Dafina Zeqirin, në këngën me titullin ‘Një herë në jetë’, të cilën sapo e publikuan.

Kënga është punuar në studion e Friends Entertainment dhe është produkt i Cricket me tekst të Endrit Mumajesit.

Dafina në videoklip shfaqet në një fustan lejla teksa këndon e vallëzon në një hapësirë të gjelbëruar në natyrë.

Të ngjashme