Dafina Zeqiri e konfirmon lidhjen me Dj Geek? (FOTO)

Prishtinë | 06 Jan 2020 | 16:35 | Nga Ekonomia Online

Prej disa kohësh, këngëtarja Dafina Zeqiri është përfolur për një lidhje me DJ Geek.

Vetë ata kanë shtuar edhe më shumë zërat, për shkak se janë fotografuar disa herë bashkë, por edhe vazhdimisht lënë komente me zemra në fotot e njëri-tjetrit.

Por postimi i fundit që Dafina ka bërë, vërteton çdo dyshim. Ajo ka publikuar në Instagramin e saj një foto me Dj-n me mbishkrimin “Të shikoj baby”.

Për më tepër, Dafina e ka shoqëruar shkrimin me emojin e një çifti të dashuruar, duke i konfirmuar njëherë e mirë lajmet e romancës së saj të re./KK

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme