Dafina Zeqiri e lumtur pranë nënës

Prishtinë | 13 Jan 2018 | 09:13 | Nga

Këngëtarja kosovare Dafina Zeqiri tash e një kohë po vazhdon të punojë drejt debutimit në tregun e huaj.

Gjatë festave të fundvitit, këngëtarja u rikthye në trojet shqiptare ku ishte e pranishme në disa koncerte, shkruan lajmi.net.

Menjëherë pas Kosovës, destinacion i radhës për Dafinën ishte Suedia, atje po qëndron bashkë me nënën dhe motrën.

Në rrjete sociale, këngëtarja vazhdimisht publikon imazhe të reja përmes të cilave tregon se si po kalon këto ditë, e që duket shumë e lumtur përkrah nënës së saj.

Kujtojmë që projekti i fundit nga Dafina është “Ti e din”, që e publikoi më 27 dhjetor 2017.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme