Dafina Zeqiri i propozon martesë Michael Jordanit

Prishtinë | 13 Nën 2018 | 12:09 | Nga Ekonomia Online

Zeshkania jonë solli së fundi dy projekte të reja muzikore në bashkëpunim me reperin Noizyn.

Ajo gjatë muajit shtator u raportua se i kishte dhënë fund lidhjes me të dashurin nga Republika Dominikane.

Megjithëse Dafina Zeqiri u raportua se po flirton me reperin e lartcekur, por duket se ylli ka në mendje një tjetër mashkull.

Madje, tashmë i ka propozuar edhe publikisht që të martohet me të, por që nuk dihet përgjigja e artistit amerikan, Michael B. Jordan.

“A do të martohesh me mua? Michael B. Jordan”, ka shkruar ndër të tjerash Dafi në llogarinë personale në Instagram.

Theksojmë se bukuroshja më parë ka qenë në lidhje edhe me reperin tjetër shqiptar, Ledri Vulën.

Ndryshe, Zeqiri ka zbuluar javë më parë se ka të gatshme pesë projekte dhe shumë shpejt do t’i publikojë gjatë muajve në vazhdim.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme