Dafina Zeqiri krah yllit French Montana në koncertin e ardhshëm

Prishtinë | 16 Qer 2018 | 11:20 | Nga

Tregu ndërkombëtar ka hapur dyert edhe për artisten kosovare, Dafina Zeqiri.

Kjo e fundit, ka munguar paksa në aspektin e prurjeve të reja, megjithatë vazhdon të qëndrojë në ShBA, duke synuar fuqishëm tregun e huaj.

Së fundmi, ajo ka treguar se do të performojë në “Why Not Music Festival”, që do të mbahet në Cancun.

Në po të njëjtin event, do të performojnë edhe emra të njohur të muzikës botërore, ndër ta edhe reperi i famshëm French Montana.

Dafina ka publikuar gjithsej dy këngë vitin e kaluar për tregun amerikan, të cilat janë pëlqyer dhe pritur mirë nga fansat e saj.

Këtë vit, ajo pritet të sjellë disa projekte të reja, duke marrë sërish vëmendjen e publikut.

Kjo nuk është hera e parë që French Montana do të ketë pranë një artiste shqiptare, duke kujtuar kështu faktin se vitin e kaluar ai solli një bashkëpunim me këngëtaren Era Istrefi.

 

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme