Dafina Zeqiri mendon të sjellë një pjesë të dytë të këngës “Vuj vuj vuj”

Prishtinë | 04 Pri 2021 | 16:41 | Nga Ekonomia Online

“Vuj vuj vuj” ka qenë një nga projektet e kënëgtares Dafina Zeqiri që është pëlqyer mjaft shumë nga publiku.

Projekti, i lansuar në fund të vitit 2019, deri më tani ka kaluar shifrën e 22 milionë klikimeve në YouTube.

Artistja e njohur së fundmi ka publikuar një postim në rrjete sociale, me anë të të cilit tregon se po mendon të sjellë pjesën e dytë të këtij projekti.

“Vuj vuj, pjesa e dytë?”, ka shkruar ajo.

Sido që të jetë, 31 vjeçarja nuk ka zbuluar më shumë detaje rreth vazhdimit të këngës.

Ajo akoma po punon në finalizimin e albumit “Dafinë Moj”, i cili pritet të prezantohet i plotë së shpejti.

Dafina këto ditë ka qenë në izolim për shkak të infektimit me coronavirus, megjithëse deklaroi se është në gjendje të mirë shëndetësore.

Të ngjashme