Dafina Zeqiri ndihet e ofenduar, reagon si rrallëherë (Foto)

Prishtinë | 06 Gus 2017 | 11:31 | Nga

Dafina Zeqiri është një ndër këngëtaret e pakta shqiptare që reagon shpesh.

Por, duket se këngëtarja shqiptare ka edhe “vija të kuqe” kur i humb durimi edhe me fansat.

Dafi ka reaguar përmes rrjeteve sociale duke thënë se nuk është person që nuk i përfill ata që e ndihmuan në karrierë – adhuruesit.

Ajo ka pohuar se cili do individ apo fans që mendon se nuk i bën ata hesap, vetëm e gënjen veten.

“Më vjen keq nëse realiteti dhemb, por nuk është askush tjetër që i do dhe kujdeset për fansat më shumë se Dana. Jam krenare me veten që jam kaq e mirë në zgjedhjet që i bëj megjithëse nuk e kam zgjedhur atë por zemra ime”, ka shkruar këngëtarja në Instagram.

Ndryshe, Zeqiri është duke punuar në projekte të reja muzikore, të cilat do t’i publikon gjatë muajve të ardhshme.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme