Dafina Zeqiri nis xhirimet e klipit të ri “Duro”

Prishtinë | 02 Mar 2021 | 15:24 | Nga Ekonomia Online

Ajo është duke punuar në një projekt të ri muzikor dhe tashmë ka nisur edhe xhirimet e klipit.

Fjala është për këngëtaren e njohur shqiptare, Dafina Zeqiri, e cila vazhdon të jetë mjaft aktive me postime në rrjete sociale.

Bukuroshja, e cila numëron 1.6 milion ndjekës në Instagram, së fundmi ka ndarë disa pamje nga xhirimet e videoklipit “Duro”.

Në një video të hedhur në Instagram, 31 vjeçarja pozon e mrekullueshme në një kostum të bardhë elegant.

Në prapaskenat e klipit, Dafina shfaqet me partnerin e saj, DJ Geek, e po ashtu edhe me anëtarët e tjerë të ekipit ‘Moneyz’.

Për pamjen ndërkaq është përkujdesur grimerja e njohur Dafina Neziri.

Nuk dihet nëse ky projekt është bashkëpunimi i saj me reperin Elinel, ashtu siç ishte paralajmëruar.

Të ngjashme