Dafina Zeqiri nominohet për çmimin e rëndësishëm të eksportit muzikor nga Qeveria Suedeze

Prishtinë | 16 Sht 2021 | 15:03 | Nga Ekonomia Online

Këngëtarja e njohur shqiptare, Dafina Zeqiri, më shumë se një dekadë më parë la Suedinë për t’u zhvendosur në Kosovë.

Mirëpo pavarësisht sukseseve të saj në tregun shqiptar, duket se vlerësimet nuk mungojnë edhe në vendin skandinav.

Ajo së fundmi është nominuar për një çmim në një kompeticion të organizuar nga Qeveria Suedeze, përkatësisht nga Ministrja e Tregtisë së Jashtme dhe e Çështjeve Nordike, Anna Hallberg.

Dafina është nominuar për Çmimin e Eksportit të Muzikës, që do t’i jepet artistit më të mirë që është shtetas suedez, por që karrierën dhe sukseset i ka arritur jashtë kufijve.

“Muzikantët suedezë kontribuojnë në drejtimin e vëmendjes në Suedi dhe unë jam shumë e lumtur dhe krenare që jam në gjendje të prezantoj sot kandidatët për çmimin qeveritar të eksportit muzikor 2020”, shkruhej në postimin e ministres suedeze.

E lumtur për këtë sukses, Dafina e ndau njoftimin me ndjekësit e saj në Instagram, duke falënderuar Qeverinë e Suedisë për këtë nominim.

Të ngjashme