Dafina Zeqiri paralajmëron “Japa”, pjesën e dytë të këngës “Vuj vuj vuj”

Prishtinë | 13 Maj 2021 | 10:24 | Nga Ekonomia Online

Këngëtarja e njohur shqiptare, Dafina Zeqiri, është duke u përgatitur për pjesën e dytë të hitit “Vuj vuj vuj”.

Artistja, e cila pëlqehet mjaft shumë për vokalin e veçantë, ka njoftuar se së shpejti do të sjellë projektin e ri.

Me anë të një postimi të publikuar në rrjete sociale, 32 vjeçarja ka pyetur fansat nëse janë gati për “Japa”.

“Kush është gati për Japa. Pjesa e dytë e vuj vuj vuj. Dafinë moj”, ka shkruar ajo.

Të ngjashme