Dafina Zeqiri pozon tërheqëse, DJ Geek i komenton: E imja

Prishtinë | 05 Jan 2021 | 21:06 | Nga Ekonomia Online

Këngëtarja e njohur shqiptare, Dafina Zeqiri është mjfat aktive në rrjete sociale, duke publikuar postime që kanë të bëjnë me jetën dhe karrierën profesionale.

Në një të fundit, ajo zgjodhi të shpërndajë disa fotografi të shkëputura nga kënga “Mos Shko”, që erdhi në bashkëpunim me Yll Limanin.

Dafina shihej tejet sensuale, gjë që ngjalli reagime të shumta nga fansat e saj, përfshirë edhe ish-të dashurin DJ Geek.

Ai i komentoi “E imja”, ndërsa artistja nuk hezitoi që t’ia kthente, duke u shprehur se është ‘gjithmonë’.

Në faqet rozë tashmë po aludohet se palët janë ribashkuar, ndërsa po publikojnë imazhe të shumta së bashku.

Të ngjashme