Dafina Zeqiri bashkohet me Ledrin

Prishtinë | 14 Kor 2016 | 16:58 | Nga

Dafina Zeqiri shprehet më e dashuruar se kurrë.

Marrëdhënia e saj me Jose-në, djalin nga Republika Domenikane që i mori zemrën në ditën e ditëlindjes tashmë ka mbushur një vit.
Dafina dhe Jose kanë vendosur të udhëtojnë në Shqipëri për shkak të sezonit veror të koncerteve për të cilin Dafina Zeqiri ka rezervuar datat.

Një prej këtyre koncerteve të Dafinës është edhe ai në Tiranë në datën 15 korrik, kur Dafina do të ribashkohet në skenë me ish-partnerin e saj, Ledri Vula, e ku do të jetë edhe partneri i saj aktual, Jose.

Dafina dhe Ledri kanë ruajtur marrëdhënie të mira miqësore e profesionale edhe pas ndarjes, duke bashkëpunuar edhe pasi janë ndarë e duke u shfaqur publikisht në intervista.

“Unë dhe Ledri njihemi prej kohësh, dhe sa herë vjen puna për të punuar bashkë, kemi një komunikim shumë të mirë”, u shpreh Dafina Zeqiri në një intervistë gjatë promovimit të këngës ‘Got Your Back’, e cila u publikua pak kohë pas ndarjes së tyre. /anabel.al/

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme