Dafina Zeqiri prezanton kopertinën zyrtare të albumit të ri “Dafinë Moj”

Prishtinë | 17 Gus 2021 | 14:58 | Nga Ekonomia Online

Këngëtarja e njohur e skenës shqiptare, Dafina Zeqiri, prej më shumë se një vit ka nisur përgatitjet për albumin e ri të quajtur, “Dafinë Moj”.

Derisa është në finalizim të këtij projekti madhështor, ajo ka ndarë me fansat se si do të duket kopertina e albumit të saj të ri.

Këngëtarja, e cila në Instagram numëron 1.6 milion njerëz, vjen e veçantë e rrethuar me një tufë delesh e po ashtu duke mbajtur edhe një qingj në duar.

“Dedikuar një zonje të veçantë Melihate Zeqiri” – është e shkruar në kopertinën e albumit referuar nënës së saj.

“Zonja dhe Zotërinj. Kopertina zyrtare e albumit tim të ardhshëm”, ka shkruar Zeqiri në postimin e bërë në rrjete sociale.

Urimet kanë qenë të shumta edhe nga miqtë e ndjekësit që mban në këtë rrjet të popullarizuar.

Nga ky album, Dafina përgjatë vitit ka lansuar disa projekte e bashkëpunime të suksesshme

Të ngjashme