Dafina Zeqiri realizon pozë provokuese në stilin e Kim Kardashianit

Prishtinë | 05 Mar 2020 | 15:36 | Nga Ekonomia Online

Këngëtarja e njohur, Dafina Zeqiri, së fundmi i ka befasuar fansat me paraqitjet e fundit në rrjetin social Instagram.

Në një prej imazheve të fundit, ajo shfaqet duke pozuar me këmbët e ngritura lart, teksa vë në pah linjat atraktive dhe tatuazhet e realizuara përgjatë trupit.

Të njëjtën fotografi, ajo e ka rishpërndarë së fundmi në InstaStory, duke e shoqëruar me një animacion të aplikacionit Instagram, ku shfaqet një shampanjë që derdhet në një gotë përgjatë trupit të Dafinës.

E krejt kjo duket të jetë si një frymëzim nga fotografia e famshme që Kim Kardashian realizoi në vitin 2014 për “Paper Magazine”.

Aso kohe, Kim kishte realizuar një ‘photoshop’, i cili bënte të dukej sikur ka një gotë në të pasmet e saj, e cila mbushet nga derdhja e shampanjës që ajo mbante në duar.

Foto: Paper Magazine

Dafina përndryshe më pas publikoi për fansat edhe disa fotografi të tjera, ku shfaqej e veshur me një fustan të shkurtër ngjyrë akuamari, me prerje që vinin në pah vijën e saj trupore.

Këngëtarja në të njëjtën kohë po shijon suksesin e projektit të saj muzikor më të fundit, “Merri krejt”, që është pritur mirë nga fansat e saj. 

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme