Dafina Zeqiri sërish me mesazhe motivuese për fansat

Prishtinë | 21 Shk 2021 | 12:29 | Nga Ekonomia Online

Artistja e njohur, Dafina Zeqiri, është ndër më të pëlqyerat në estradën shqiptare.

Derisa qëndroi me vite aktive në skenën muzikore, ajo ka grumbulluar me mijëra mbështetës.

Përmes rrjeteve sociale, bukuroshja brune shpesh u ofron mesazhe motivuese, sikurse bëri edhe ditën e djeshme (e shtunë).

Ajo ndau një imazh me mbishkrim, derisa thoshte se njerëzit duhet të jenë origjinal dhe të ndihmojnë të tjerët.

“Jeni origjinal. Dëgjoni pa ndërpretë dikë. Mbështesni pa pretenduar. Ndani pa hezituar. Flisni pa shpërblim”, shkruhet në fotografi.

Ajo po ashtu shtoi se ne po harrojmë të bëjnë njëri-tjetrin të lumtur, ndërsa kjo është gjëja e mirë që mund të bëjmë.

Kujtojmë se kjo nuk është hera e parë që Dafina po motivon fansat, pasi tashmë e ka bërë të zakonshme.

Të ngjashme