Dafina Zeqiri sjell remiksin e këngës “Vuj Vuj Vuj”

Prishtinë | 21 Nën 2020 | 11:37 | Nga Ekonomia Online

Këngëtarja e njohur shqiptare, Dafina Zeqiri, ka prezantuar remiksin e këngës së saj “Vuj Vuj Vuj”.

Protagonist në video është komediani Miran Ramadani, ndërsa bën një paraqitje të mahnitshme.

Projekti tashmë është i publikuar në platformën YouTube, në kanalin zyrtar të këngëtares.

Ndërkohë që kjo ka qenë një nga projektet më të suksesshme të Dafinës, besohet se do pëlqehet edhe remiksi i saj.

“Vuj Vuj Vuj” njëherësh është pjesë e albumit “Dafinë Moj”, i cili pritet të lansohet i plotë së shpejti.

Dafina vazhdon të pëlqehet mjaft shumë për stilin muzikor dhe konsiderohet të jetë një prej artisteve më të suksesshme në estradë.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme