Dafina Zeqiri, tashmë zyrtarisht pjesë e label-it OTR

Prishtinë | 07 Nën 2018 | 10:16 | Nga Ekonomia Online

Këngëtarja e njohur Dafina Zeqiri, pak javë më parë ka publikuar projektin e saj më të ri muzikor në bashkëpunim me reperin Noizy.

“A don love” titullohet kjo këngë, e cila është pritur shumë mirë nga fansat e dyshes.

Viteve të fundit, Dafina është shumë e afërt me reperin Noizy, ani pse tensionet mes tyre ishin mjaft të acaruara disa vite më parë.

Duket se kjo afërsi ka ndikuar që edhe bashkëpunimi mes dyshes të jetë gjithnjë e më i ngushtë.

Madje, së fundmi, Dafina ka nënshkruar edhe kontratë me labelin e Noizyt, “OTR Recrods”.

Këtë gjë e ka bërë të ditur vet Noizy përmes një fotografie të publikuar në rrjetin social Instagram, ku shfaqej pranë këngëtares, ndërsa jepte lajmin rreth marrëveshjes së tyre të re.

“Me mbretëreshën Dafina Zeqiri. Unë sapo nënshkrova kontratë Unë sapo nënshkruar me të në OTR”, ka shkruar reperi në Instagram.

Kujtojmë që dikur femra e vetme që ishte pjesë e OTR ishte Enca Haxhia, e cila më pas kishte prishur raportet me Noizyn.

https://www.instagram.com/p/Bp11X1FAWgY/

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme