Dafina Zeqiri tregon për herë të parë arsyen se përse u largua nga Kosova

Prishtinë | 29 Sht 2017 | 22:00 | Nga

Prej disa kohësh këngëtarja shqiptare Dafinza Zeqiri është zhvendosur në LA dhe ndryshe nga artistët e tjerë, ajo ka qenë shumë pak aktive me koncerte këtë verë.

Ajo pak ditë më parë publikoi këngën më të re “Told Ya” në të cilën rrëfehet historia “shndërrimit” nga një vajze e vogël me të cilën tallen se është “si djalë” në një grua që e kupton se e veçantë mund të jesh vetëm nëse je vetëvetja.

Edhe pse ka vetëm një ditë që është publikuar, kënga ka marrë më shumë se 12 000 shikime dhe është pëlqyer shumë nga publiku. Gjatë një interviste për “Milk”, Dafina është ndalur tek projektet dhe planet që ka për të ardhmen, por gjithashtu ka rrëfyer edhe arsyet e largimit nga Kosova.

“Unë ngeca atje. Plani im ishte të shkoja atje, të bëja një muzikë të këndshme, të shikoja se si do shkonte dhe më pas të kthehesha në SHBA. Ndenja atje për 10 vjet. Ndjeva sikur po humbisja vete- edhe si individ, por edhe si artist. I thashë vetes është koha të largohem. Kam zgjedhur të zhvendosem në SHBA për të për të liruar mendjen time dhe për fat të mirë kam gjetur veten këtu”, tregon Dafina.

Dafina ka rrëfyer vështirësitë që është përballur kur vendosi të rikthehej në Kosovë. Gjithashtu ajo është ndalur e ka treguar edhe “këshillat” që ka marrë nga disa persona se duhet të kishte sponsor një burrë, ose përndryshe nuk do ia dilte dot të deportonte në tregun muzikor.

“Jam rritur në Suedi duke marrë pjesë në festivalet e fëmijëve, por më pas mendova që kishte ardhur një pikë që unë të dilja vetë. Kështu vendosa që të kthehem në vendlindjen e mamit, Kosovë dhe isha shumë feminist, gjë që mendoja se atye u duhej kjo energji. Ishte shumë e vështirë. Të shkosh në një qytet tjetër, njerëzit të shohin me një tjetër sy si psh “Çfarë i duket vetja asaj, se duke ardhur këtu do bëjë ndonjë ndryshim të madh? Ato më thanë që kisha nevojë për një sponsosr, një burrë që të më ndihmonte ndihmonte”, shprehet Dafi.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme