Dafina Zeqiri tregon trupin e formësuar në paraqitjet me bikini gjatë pushimeve

Prishtinë | 17 Qer 2021 | 19:07 | Nga Ekonomia Online

Këngëtarja e njohur shqiptare, Dafina Zeqiri, është duke shijuar disa ditë të mira pushimi në Turqi.

E shoqëruar nga i dashuri i saj, DJ Geek, Dafina po shijon një kohë të mirë jo-produktive larg aktiviteteve të përditshme.

Duke qenë mjaft aktive në rrjetet sociale, Dafina shpesh ndan me fansat fotografi dhe video të ndryshme nga momentet e këndshme që po shijon atje.

Ndër të tjerash, ajo nuk i ka kursyer edhe imazhet me bikini, duke vënë në pah trupin e saj të formësuar.

Në një nga fotografitë e fundit që Dafina ndau me ndjekësit e saj në InsatStory, ajo dukej mjaft atraktive teksa pozonte me bikini të zeza.

Këngëtarja është mjaft e përkushtuar ndaj ushtrimeve në palestër, me çka ka arritur që të ketë një trup perfekt dhe të lakmueshëm nga çdo femër.

Ajo ndërkohë po vazhdon të shijojë sukseset e dy projekteve muzikore më të fundit – bashkëpunimit me Cricket dhe Muma “Pa ty” dhe solo këngës “Japa”.

Të ngjashme