Dalin rezultatet e autopsisë së aktores Naya Rivera

Prishtinë | 15 Kor 2020 | 10:46 | Nga Ekonomia Online

Ka dalë autopsia e shkakut të vdekjes së aktores Naya Rivera. Sipas rezultateve të autopsisë, 33-vjeçarja vdiq nga mbytja aksidentale.

“Shkaku i vdekjes është mbytja aksidentale”, tha ekzaminuesi mjekësor i Qarkut Ventura.

Aktorja, e njohur më shumë për rolin e saj të Santana Lopez në Glee, u zhduk të mërkurën e kaluar ndërsa bënte xhiro në Liqenin Piru së bashku me djalin e saj.

4-vjeçari u gjet nga një anije tjetër duke fjetur gjumë në varkë ndërsa trupi Nayas u gjet duke lunduruar në liqen pas 6 ditësh kërkime.

Djali i tha policisë se kishin hyrë për tu larë por nëna e tij nuk kthye më kurrë në varkë.

Trupi i saj u gjet saktësisht 7 vite pasi kolegu i saj, me të cilin luajti në filmin Glee, Cory Monteith, vdiq në një dhomë hoteli në Vancouver nga mbidoza e heroinës dhe alkoolit.

“Gjetjet e autopsisë përputhen me mbytjen dhe gjendja e trupit është në përputhje me kohën kur ajo ishte zhytur. Në autopsi nuk u identifikuan lëndime traumatike ose sëmundje. Nuk ka asnjë indikacion nga hetimi apo ekzaminimi që droga ose alkooli luajtën një rol në vdekjen e saj, por ekzemplarët do të dorëzohen për testimin e toksikologjisë,”- u tha  në deklaratë.

Pas gjetjes së trupit të aktores, sherifi i Qarkut Ventura, Bill Ayub tha se 33-vjeçarja i përdori fuqitë e saj të fundit për të shpëtuar djalin para se të vdiste.

“Ajo kishte energji të mjaftueshme për të rikthyer në varkë djalin e saj por jo aq sa të shpëtonte veten”, tha Ayub.

Të ngjashme