Dani dhe Luana Vjollca sot sjellin këngë të re

Prishtinë | 04 Maj 2019 | 15:15 | Nga Ekonomia Online

Këngëtari i njohur nga Kosova, Ramadan Krasniqi – Dani, dhe këngëtarja dhe moderatorja nga Shqipëria, Luana Vjollca, paralajmërojnë se sot do të sjellin një këngë të re.

Kënga e tyre titullohet “Sonte” dhe pritet të publikohet sot në orën 17:00, transmeton Koha.net. Këtë e ka bërë të ditur përmes një postimi vetë këngëtarja Vjollca.

“Kënaqësi të bashkëpunoja me një ndër ikonat e muzikës Shqiptare!”, ka shkruar Vjollca në postim.

Të ngjashme