Dardan Molliqaj i jep fund beqarisë, martohet me ministren Besa Shahini

Prishtinë | 03 Pri 2019 | 17:14 | Nga Ekonomia Online

Ka kohë që në media është përfolur për lidhjen e dashurisë mes deputetit Dardan Molliqaj dhe tashmë ministres së Arsimit të Shqipërisë, Besa Shahinit.

Tashmë çifti kanë vendosur që këtë lidhje ta shtyjnë një hap më tutje.

Burime pranë Gazeta Blic mësojnë se çifti do ta kurorëzojnë lidhjen e tyre me martesë këtë të dielë në një nga restaurantet e Tiranës.

Madje këto burime i thonë GazetaBlic se çifti ka zgjedhur të bëjë një dasmë të vogël, ku të ftuar do jenë vetëm rrethi i tyre i ngushtë.

Image

Të ngjashme