I dashuri “e tradhton” Khloe Kardashian

Prishtinë | 11 Pri 2018 | 16:33 | Nga

I dashuri i Khloe Kardashian dhe babai i foshnjes së saj të palindur, Tristan Thompson është parë me një grua tjetër.

Derisa nuk ka mbetur edhe shumë kohë para se Khloe të lindë, Thomposon është parë duke puthur një grua tjetër në një nga lokalet e New Yorkut.

Videoja që është publikuar nga DailyMail e ku shihet se ylli i NBA duke puthur një grua që nuk dihet se kush është, duket se është xhiruar më 7 prill.

Në një video që më vonë e ka postuar TMZ shihet Thompson, me të njejtën veshje, më datën 8 prill duke ardhur në hotel bashkë me të njejtën grua në orët e para të mëngjesit, transmeton Klan Kosova.

Më vonë, gruaja që e ka shoqëruar Thompson shihet duke u larguar nga hoteli me një çantë në dorë.

Khloe Kardashian pritet që shumë shpejt të lindë vajzën e saj.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme