Dasma e Jonida Vokshit, siç e kishte menduar: Jashtë zakoneve dhe spontane (Video)

Prishtinë | 15 Sht 2019 | 12:12 | Nga Ekonomia Online

Jonida Vokshi dhe partneri i saj Besnik Krapi,kurorëzuan dashurinë e tyre në martesë dje. Siç e pamë në fotot e publikuara më herët nga të ftuarit në llogaritë përkatëse të Instagram-it, Jonida zgjodhi të jetë nuse minimaliste, kështu, do ta shijonte edhe më festën.

Nga videot e para të postuara në Xing.al, duket se çifti i sapomartuar ka shijuar çdo moment, të zhveshur nga emocionet e tepërta.

Si përshembull, momentin e kërcimit me mikeshën e saj të ngushtë, Elvana Gjatën.

Ose momenti kur dhëndri, dogji shaminë e beqarit dhe moderatorja e shoqëronte në kërcim rrotull tij…

Çasti i prerjes së tortës dukej gjithashtu mjaft interesat dhe jo aq i zakonshëm, por mjaft interesant.

Nga pamjet dhe videot e publikuara deri më tani, duket se dasma e çiftit doli ashtu siç moderatorja e kishte parashikuar. Tërësisht jashtë zakoneve dhe aspak e paramenduar.

“Unë nuk kam fantazuar ndonjëherë për ceremoni, dasmën, traditën. E gjithë kjo rrodhi shumë natyrshëm. Dhe kështu dua që të shkojë e gjithë gjëja. Nuk dua asgjë të paramenduar, të ëndërruar. Dua që gjithçka të shkojë thjesht dhe bukur. Për sa kohë dasma është e përbashkët, edhe zakonet do të jenë të përbashkëta. Por ne do ta bëjmë jashtë zakoneve”, ka treguar Jonida pak kohë më parë.

View this post on Instagram

Prerja e tortës dasma e Jonidës dhe Besnikut😍

A post shared by Xing.al (@xing.al) on

Të ngjashme