Dasma mbretërore përmes fotografive

Prishtinë | 19 Maj 2018 | 16:49 | Nga

Ngjarja e cila ka bërë bujë në gjithë botën gjatë ditës së sotme është martesa e Princit Harry me Dukeshën, Meghan Markle.

Çifti kanë kurorëzuar dashurinë me një ceremoni mbretërore ku ishin të ftuar mbi 600 mysafirë, shkruan lajmi.net.

Por, krahas të ftuarve, për të ndjekur nga afër dasmën e çiftit mbretëror ishin mbledhur numër i madh i qytetarëve, që nga orët e para të mëngjesit të sotëm.

Në altar, në mungesë të babait, Meghan është shoqëruar nga Princi Charles, ndërsa pas kurorëzimit, me një përcjellje prej shumë personash, me ceremoni mbretërore çifti parakaluan përreth Windsor, ku edhe përshëndën gjithë ata që janë mbledhur për t’i shikuar nga afër.

Mbretëreshë Elizabetë sot ka njoftuar se Harry dhe Meghan do të kenë titujt Duka dhe Dukesha e Suxxes-it, tituj që nuk ishin përdorur prej vitesh.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme