David Beckham feston ditëlindjen, pranon befasinë më të bukur nga familja

Prishtinë | 02 Maj 2019 | 17:25 | Nga Ekonomia Online

David Beckham është befasuar nga më të dashurit e tij me rastin e ditëlindjes.

David Beckham feston ditëlindjen e 44-të, me këtë rast pranoi shumë urime nga familja, miqtë dhe fansat, shkruan lajmi.net.

Ish-futbollisti u befasua nga gruaja dhe fëmijët, ndërsa ndau me ndjekësit disa pamje në rrjete sociale.

Vajza e tij, Harper i kishte përgatitur atij sandwich si dhe pranë tij i kishte lënë disa dhurata për babain.

Ndërsa, Victoria e uroi atë me fjalët “Urime Ditëlindja. Ti je gjithçka e jona. Të duam shumë, puthje”

Të ngjashme