David Beckham po shkon si turist në hapësirë

Prishtinë | 21 Dhj 2018 | 11:51 | Nga Ekonomia Online

David Beckham po mendon të udhëtojë për në hapësirë.

E përditshmja “The Sun”, 43-vjeçari ka kohë që po e mendon këtë dhe se tani kjo gjë mund të bëhet realitet.

Nëse kjo nuk ishte e mjaftueshme, babai i të katërve me sa duket madje dëshiron të ‘godasë një top’ gjersa është në qiell.

Një burim thuhet se i ka thënë gazetës se “Është diçka që Davidi ka folur për një kohë të gjatë. Ka qenë e një diskutim i së kaluarës, por tani udhëtimi në hapësirë po bëhet një perspektivë më realiste”.

Brooklyn, 19, Romeo, 16, Cruz, 13 dhe Harper, 7, thuhet se i kanë dhënë mbështetje të atit të tyre, por që një gjë të tillë nuk po e miraton bashkëshortja e ish-futbollistit, Victoria Beckham.

Theksojmë se miliarderi Richard Branson ka themeluar një kompani që po i dërgon njerëzit për turizëm në hapësirë, të cilën gjë do t’ia mundëson edhe britanikut.

Ndryshe, çifti Beckham është raportuar kohë më parë se janë në një krizë martesore.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme