David Beckham rikthehet në biond, ua kujton djemve të tij se ai ishte i pari që guxoi të eksperimentonte

Prishtinë | 16 Kor 2021 | 16:08 | Nga Ekonomia Online

Ai dikur kishte bërë bujë me ngjyrën e tij të flokëve të bardha në vitet ’90.

Dhe duke ua provuar djemve të tij se ai është një përcaktues i trendeve, David Beckham nuk mund t’i rezistonte tronditjes së pamjes së tij të vjetër edhe një herë pasi djemtë e tij Romeo, 18 dhe Cruz, 16, vendosën të zbardhnin flokët e tyre, shkruan DailyMail.

Ndërsa Romeo kopjoi babanë e tij duke u bërë flokëverdhë disa kohë më parë, Cruz vendosi të eksperimentojë me një tjetër ngjyrë, duke i bërë ato rozë – duke e bërë Davidin të ndërronte pamjen e tij për t’i kujtuar zogjve të tij se ‘kush e bëri atë më parë’.

Duke publikuar një fotografi të përbashkët në Instagram, ish-kapiteni i Anglisë, 46 vjeç, ndau disa imazhe të tij duke pozuar së bashku me djemtë e tij më të vegjël me flokët e tij të sapo lyera.

David dukej mjaft i kënaqur me veten ndërsa Romeo dhe Cruz dukeshin më pak të impresionuar teksa qëndronin pranë tij.

“Ndonjëherë djemtë duhet të kujtojnë se kush e bëri atë së pari në vitet ’90”, shkroi Bekcham me shaka në mbishkrimin e fotografisë.

“Nga pamja e fytyrave të tyre ata duket se nuk janë shumë të kënaqur për këtë”, shkroi tutje ai.

Pamjen e re të Davidit e komplimentoi edhe gruaja e tij, Victoria, së cilës mesa duket i pëlqen më shumë Davidi biond.

Ajo komentoi: “Babi e bëri atë së pari dhe duket edhe më mirë këtë herë!”

Pamja e tij e re, e realizuar nga floktari Josh Wood, gjithashtu tërhoqi vëmendjen e djalit të tij të madh Brooklyn, i cili i tha babait të tij: “Duket kaq bukur”. 

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme