David dhe Victoria Beckham marrin vëmendjen me paraqitjen e tyre, çifti për herë të parë në tapet të kuq pas tri vjetësh

Prishtinë | 01 Sht 2018 | 11:04 | Nga

Një gjë e rrallë ndodhi mbrëmë: David dhe Victoria Beckham u paraqitën në një tapet të kuq pranë njëri-tjetrit.

Revista “People” raporton se ka pothuajse tri vjet të tëra që kur kjo ndodhi herën e fundit, gjatë “Çmimeve të Modës Britanike” në nëntor të vitit 2015.

Natën e kaluar, çifti u shfaqën në ceremoninë e Ligës së Kampionëve të UEFA-s dhe në Monako.

Davidi mbante të veshur një kostum klasik të zi, ndërsa Victoria kishte veshur një fustan të zi të përputhur. Ata dukeshin mjaft në sinkron me njëri-tjetrin.

Futbollisti i cili ka luajtur për Manchester United, Real Madrid dhe LA Galaxy, mori çmimin për ‘arritjet e tij të jashtëzakonshme, përsosmërinë profesionale dhe cilësitë personale shembullore’.

Të dy janë të martuar prej 19 vitesh.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme