David Guetta në lidhje me modelen seksi, 28 vjet më të re

Prishtinë | 12 Pri 2021 | 16:26 | Nga Ekonomia Online

Një nga DJ më të njohur në botë, David Guetta, i cili tashmë është 53-vjeçar, është i dashuruar me 25-vjeçaren Jessica Ledon, ndërsa kohëve të fundit çifti është i pandashëm dhe festa e tyre kryesore është plazhi.

Jessica dhe francezi i famshëm janë shënjestra e mediave të huaja kohëve të fundit, për faktin se vajza mahnitëse në krahët e tij është tepër e bukur dhe super seksi.

DJ i famshëm nuk e fsheh se sa marrëzisht është i dashuruar me të dashurën e tij, dhe ai vetë duket si një djalë i ri pranë saj, edhe pse është në dekadën e tij të gjashtë.

Edhe këtë herë, çifti u pa në një plazh në Miami, ku ata nuk i hiqnin duart nga njëri-tjetri, por silleshin si adoleshentë të dashuruar.

Guetta para se Jessica të ishte martuar për 22 vjet me Cathy Guetta, me të cilën ka dy fëmijë. Çifti u divorcua në vitin 2014, dhe disa muaj më vonë doli në publik lidhja e tij me kubanezen tërheqëse, për të cilën shumë spekuluan se ishte arsyeja e divorcit, megjithëse kjo nuk është konfirmuar kurrë.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme