David Schwimmer flet për ringjalljen e “Friends”, por nuk mendon se është e mundur

Prishtinë | 29 Jan 2020 | 09:04 | Nga Ekonomia Online

David Schwimmer e ka përjashtuar mundësinë e ringjalljes së hit serialit “Friends”, pasi që mendon se kasti ka ecur përpara.

Spekulimet se seria, e cila u transmetua nga viti 1994 deri në vitin 2004, mund të ringjallet, kanë qenë të mëdha që kur shefat e HBO zbuluan se ishin në diskutime të hershme me aktorët për një formë të programit të ribashkimit.

Davidi tha për “The Guardian” se megjithëse është i hapur për një ribashkim që e merr formën e një “chat” seriali në retrospektivë, ai nuk dëshiron ta rimarrë rolin e tij si Ross Geller – dhe beson se kolegët Courteney Cox, Jennifer Aniston, Matt LeBlanc, Matthew Perry, dhe Lisa Kudrow ndihen njësoj, shkruan KOHA Ditore.

Image

“Thjesht nuk mendoj se është e mundur, duke pasur parasysh trajektoret e ndryshme të karrierave të të gjithëve,” thotë ai. “Mendoj se të gjithë ndihen njësoj: pse ta ngacmosh atë që ndihej si mënyra e duhur për t’i dhënë fund serialit? Nuk dua të bëj asgjë për paratë. Do të duhej të kishte kuptim në mënyrë kreative dhe asgjë që kam dëgjuar deri më tani e që na është prezantuar, nuk ka kuptim.”

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme