Dedikimi romantik i bashkëshortes së Daut Haradinajt në 42 vjetorin e lindjes së tij

Prishtinë | 06 Pri 2020 | 16:56 | Nga Ekonomia Online

Shefi i Grupit Parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Daut Haradinaj, sot (e hënë) feston ditëlindjen e 42-të.

Me këtë rast, ai ka arritur të marrë urime të shumta nga miqtë, kolegët e familjarët e tij.

Ndërkohë bashkëshortja e tij, Lola Haradinaj, duket se ka rezervuar për të dedikimin më të veçantë.

Ajo së fundmi ka publikuar një fotografi përkrah tij në InstaStory, ndërsa ka zgjedhur fjalët më të bukura për partnerin.

“Bashkë si përherë edhe këtë herë. Urime ditëlindjen Dao. Të dua”, ka shkruar krahas imazhit ajo.

Ndryshe, Lola dhe Dauti janë të martuar për më shumë se një dekadë dhe janë prindër të dy fëmijëve: David dhe Troja.

Të ngjashme