Dedikimi special i Marinës në datëlindjen e 35-të të Getoarit

Prishtinë | 03 Kor 2017 | 19:13 | Nga

Ata janë një ndër çiftet më të pëlqyera të show biz-it shqiptar. Po flasim për moderatoren bukuroshe Marina Vjollca dhe këngëtarin e muzikës rep, Getoar Selimi.

Në fillimet e tyre, si Marina ashtu dhe Getoari kanë preferuar ta mbajnë të fshehtë lidhjen,por sot gjërat kanë ndryshuar. Çifti jo vetëm që nuk e kanë më të fshehtë marrëdhënien e tyre, por nuk reshtin së treguari dashurinë njëri- tjetrit në publik.

Kësaj radhe është Marina Vjollca ajo që ka bërë një dedikim të shumë të ndjerë për partnerin e saj, por ka një arsye të rëndësishme, Getoari feston datëlindjen e 35-të.

“Gëzuar ditëlindjen i shtrenjti i zemrës sime! Siç me ke bërë mua të lumtur, dua që me lumturi të të ecë e gjithë jeta! I love u more and more every day #BurriJem.”, ka uruar Marina nëpërmjet një postimi në Instagram.

marina getoar

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme