Def Leppard prin performuesit all-star në përmbylljen e ceremonisë së pranimit në “Rock Hall 2019”

Prishtinë | 01 Pri 2019 | 16:09 | Nga Ekonomia Online

Të sapopranuar edhe vetë në “Rock and Roll Hall of Fame”, Def Leppard e kanë udhëhequr bllokun e performuesve all-star për ta përmbyllur ceremoninë indukuese të vitit 2019 të premten (29 mars) në Barclays Center të Brooklynit.

“Zakonisht ka performanca all-star, por do të përpiqemi të bëjmë diçka më ndryshe”, tha Joe Elliott i Def Leppard, “Më shumë të qetë, më pak të çrregullt, më klasik”.

Image

Blloku all-star i këngës “Mott the Hoople” të vitit 1972 të shkruar nga David Bowie “All the Young Dudes” përfshiu Brian May të “Queen”; Colin Blinkstone dhe Rod Argent të “Zombies”; Susanna Hoffs të “Bangles”; “Little” Steven Van Zandt; dhe Ian Hunter nga “Mott the Hoople”.

Më herët gjatë mbrëmjes, May e mbajti fjalimin e pranimit për Def Leppard, duke e cilësuar bendin pop-metal një “bend të mrekullueshëm rock, në traditën klasike të asaj që është një bend i vërtetë i rockut”, shkruan KOHA Ditore.

Ceremonia e sivjetme e “Rock and Roll Hall of Fame” gjithashtu ka përfshirë performanca nga Roxy Music, Cure, the Zombies dhe Stevie Nicks me Don Henley dhe Harry Styles.

Ceremonia pranuese në “Rock and Roll Hall of Fame 2019” do të transmetohet më 27 prill në HBO.

Të ngjashme