Dekolteja e hapur i zbulon më shumë se që duhet Taynës në paraqitjen e fundit

Prishtinë | 26 Qer 2020 | 10:53 | Nga Ekonomia Online

Reperja e njohur shqiptare, Tayna, vazhdon të komentohet shumë për dukjen e saj.

Ajo është shumë aktive në rrjetet sociale, përmes së cilave shpesh ndan me ndjekësit fotografi dhe video të ndryshme nga jeta e përditshme.

Së fundmi, bukuroshja nga Prizreni rrëmbeu vëmendjen me disa fotografi të reja të ndara me ndjekësit në Instagram, ku u shfaq me flokët ngjyrë rozë.

Ky ndryshim i ri i saj u komentua në masë të madhe nga ndjekësit, teksa 23-vjeçarja u komplimentua edhe për veshjen.

Mirëpo edhe pse dukej bukur me një fustan të bardhë të shkurtër, duket se jo gjithçka shkoi mirë me këtë paraqitje të saj.

Dekolteja e hapur në masë të madhe bëri që në një nga fotografitë, gjoksi i saj të ekspozohet më shumë se që duhet.

Ishte edhe vet reperja ajo që bëri me dije se fustani e kishte “tradhtuar” paska duke i nxjerrë gjoksin në momentin kur ajo po fotografohej.

Mirëpo në fotografinë e publikuar për fansat e saj në InstaStory, Tayna e ka mbuluar atë pjesë me një emoji, gjersa ka shkruar thjeshtë “e lumtur” në përshkrimin e kësaj fotografie, ku shihej e buzëqeshur.

Të ngjashme